Disa foto të realizuara në Korenë e Veriut, ku shfaqet varfëria në vendin më të izoluar në botë, i kanë kushtuar shtrenjtë një fotografi.

Koreja Veriore që sundohet nga diktatori Kim Jong-un, rrallë herë lejon të huajt të kalojnë kufijtë e vendit të tyre.

Por një fotograf që kishte vizituar Korenë e Veriut për më shumë se gjashtë herë, ka arritur të fotografojë zona të ndryshme të këtij vendi.

Eric Lafforgue ka shkrepur fotografi interesante në të cilat shfaqet varfëria në këtë vend, por ishin këto fotografi që i kushtuan shtrenjtë, pasi ky burrë është futur në listën e personave të padëshiruar dhe i është ndaluar hyrja në Korenë e Veriut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: