Në Mbretërinë e Bashkuar do të testohet mundësia që të shkurtohet dhe një ditë pune në javë, nga 5 ditë  punonjësit të punojnë 4 ditë.

Projekti pilot që do të nisë në qershor, do të zgjasë 6 muaj, ku punonjësit do të punojnë 32 orë, në vetëm 4 ditë në javë, dhe kjo do të ndodhë pa ndryshime në pagë.

Nisma është ideuar nga organizata 4 Day Week Global, dhe tashmë është provuar edhe në Islandë me 2500 punonjës.

Rezultatet treguan se produktiviteti dhe shërbimi mbeti nuk u përkeqësua dhe në disa raste u përmirësua.

Kompania teknologjike Microsoft bëri një eksperiment të ngjashëm në vitin 2019.

Punonjësve iu shkurtua puna në 4 ditë në javë dhe rezultatet ishin pozitive.

Sipas kompanisë produktiviteti i punës u rrit me 40%.

Po ashtu pati kursim të energjisë elektrike dhe letrës së përdorur.

Projekti do të studiojë ndikimin e këtij ndryshimi në mirëqenien e punonjësve dhe në produktivitetin e kompanisë.

Ky program pilot i 4 ditëve të punës në jave, po aplikohet aktualisht në Spanjë dhe Skoci. Ndërkohe që pritet të implementohet në SHBA, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb