Imobile te Juventusi luajti kur ishte djalosh. Në Torino fitoi dy herë Turneun e Viarexhos dhe debutoi në Serinë A. “Zonja” e mbajti gjatë nën kontroll duke e huazuar sa andej-këndej, por në të vërtetë nuk ka besuar kurrë tek ai.

çiro te Lacio u bë i madh, ka fituar një Superkupë pikërisht ndaj Juves, një Kupë Italie dhe ka fituar renditjen e golashënuesve të Serisë A. Tani po ecën me një ritëm të pabesueshëm: 17 gola në kampionat, shumë i shkëputur nga ndjekësi më i afërt që është Lukaku me 10 gola dhe ka shënuar më shumë se Ronaldo (6), Dibala (4) dhe Higuain (4).

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: