Edicioni i ri i emisionit “Dikush” online në “Gazeta Shqiptare” dhe “Radio shqiptare” në 97 fm, ka të ftuar balerinën Isida Mollaymeri.

Gjatë tërheqjes së fishave me pyetje, Isida gjeti një letër me shkrim dore. Në fjali të shkurtra shkruhej: “Të kam fiksim. Jam kameramani. Mbaje letrën!”

E ftuara e mirëpriti si kompliment dhe vijoi emisionin qetësisht. Situata tensionohet kur drejtuesja Anilda Kaçaçi futet në rol dhe nervozohet, se si kanë guxuar të shqetësojnë të ftuarën. Në debat përfshihet dhe operatori i dytë që nuk ishte në dijeni të gjithë lojës që i ishte përgatitur Isidës. Reagimi është në videon e plotë në kanalin e “Gazeta shqiptare” në “Youtube”.

Balerina tregon raportet me familjarët, kolegët, ndonjë “puls” të vogël që shkaktojnë bërrylat në karrierë apo dhe preferencat për tipin e mashkullit që do e bënte të ndihej vetja. Në emision ka edhe një “hyrje” të re; Enxhi Biba. Prezantuesja vjen në studion e “Dikush” në bashkëpunim me Anildën, me dëshirën për të qenë pjesë e një trendi të ri, çdo ditë dominant siç janë projektet online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb