Incident i rëndë në Bulqizë. Gazetari i News24, Enver Doçi është dëbuar me dhunë nga takimi i Partisë Socialiste.

Mësohet se truproja e ministres Belinda Ballukut ka dëbuar gazetarin Doçi, ndërkohë që ky i fundit donte që të ndiqte takimin elektoral të zëvendëskryeministres. Duke mos u mjaftuar me kaq, truproja e Ballukut ka tentuar që të godiste gazetarin.

E gjithë ngjarja ndodhi para takimit elektoral që do të mbante Balluku me banorë të zonës.

“Më tha ku shkon, i thash në takim. Nuk ia tregova emrin. Me tha me kë je? I thash jam banor i qarkut të Dibrës. tentoi të më qëllonte. Pasi bëmë këto debate kam ndezur aparaturën dhe kam filmuar skenën.

Nuk më lejonte të hyja brenda, iu shmanga nga një krah në krahun tjetër dhe ai nuk më kërkonte të futesha.

Takimi ishte në përfundim kur shkova unë. Kur tentoi të më qëllonte, kam ndezur aparaturën dhe e regjistrova. Të kap e të hedh në erë telefonin më tha.

Kam shkuar atje si qytetar i thjeshtë as nuk jam prezantuar si gazetar, e gjitha erdhi sepse nuk i tregova se me kë parti isha, ashtu siç ai më pyeti.

Bëmë goxha debat”, tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb