Policia ka gjetur mbrëmjen e të dielës tre fëmijë të braktisur, si dhe eshtrat e një të mituri tjetër.

Autoritetet i kanë gjetur fëmijët brenda një apartamenti në Houston dhe paraprakisht dyshohet se ata janë braktisur nga prindërit.

“Situata është e tmerrshme, tragjike. Prej kohësh jam në këtë punë dhe kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë rast të ngjashëm. Jam i shokuar”, ka thënë Ed Gonzalez, nga zyra e sherifit në Harris.

Për këtë rast policia mësoi kur 15-vjeçari u telefonoi dhe u tha se prindërit i kanë braktisur muaj më parë dhe se vëllai i tyre 9-vjeçar ka vdekur, e kufoma e tij për afro një vit po qëndron në apartament.

Policët i gjetën fëmijët të paushqyer, të lënduar dhe për këtë menjëherë i dërgoi në spital. Nuk dihet nëse fëmijët kishin shkuar në shkollë dhe se si i kaluan muaj të tërë pa ushqim. E ëma e tyre dhe i dashuri i saj më vonë janë gjetur dhe arrestuar.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb