Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandër Vulin, ka akuzuar BE-në për gabimet në Ballkan. Ai shprehet se për dështimet dhe gabimet fajin e ka BE dhe jo propaganda ruse.
“Deputetët evropianë që dënojnë Serbinë dhe kërkojnë që ajo të njohë Kosovën dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, dinë për Serbinë aq sa për politikën e pavarur shtetërore, pra asgjë. Për mospopullaritetin në rritje të Bashkimit Evropian në Serbi nuk është faji i “fake news”, por lajmi i vërtetë për politikën e kushtëzimit, shantazhit dhe kërcënimeve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë. Të kërkosh nga Serbia të njohë Kosovën, të largohet nga Republika Srpska dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë për idenë e anëtarësimit të pasigurt, dhe të presësh që Serbia dhe qytetarët e saj të pajtohen me këtë është si të presësh që viktima e një grabitjeje të jetë në krahët e grabitësit, është e mundur, por një përçarje e tillë shërohet”, tha Vulin.
(BalkanWeb)