Një pjesë e të kërkuarve nga Lazarati duket se janë përkrahës të lëvizjes ekstremiste ISIS. Në profilet e tre prej tyre në Facebook janë publikuar me dhjetëra imazhe nga luftëtare të ISIS dhe thirrje për xhihad

Xhulio Malo, 17-vjeçari i arrestuar nga policia por dhe persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e rëndë të Lazaratit, rezultojnë të jenë admirues të dhunës e veç të tjerash edhe të lëvizjes ekstremiste ISIS. Nga një vëzhgim i thjeshtë në profilet e tyre në Facebook shihen me dhjetëra foto të publikuara, që faktojnë se ata pëlqejnë dhunën dhe këtë lëvizje që promovon dhunën.

Në postimet e tyre ka foto të xhihadistëve, foto me armë, gjak e luftëtarë të armatosur e të maskuar. Edhe profili i 20-vjeçarit tjetër të kërkuar nga policia Alban Aliko, që cilësohet si kreu i grupit kriminal, jep pak a shumë të njëjtën pamje, adhurim për shtetin islamik ISIS.

Luftëtarë të ISIS të maskuar duke pozuar me mitraloz dhe vetë Albani në një foto të tij duke pozuar edhe me gishtin lart janë pjesë e profilit të tij. Në profilin e Arbion Alikos, një tjetër adoleshent 18 vjeç i shpallur në kërkim nga policia bëhet thirrje për xhihad. “Ju këshilloj të shkoni në xhihad”, shkruhet këtu.

Ndërsa nuk mungojnë me dhjetëra foto të tjera me imazhe nga luftëtarë të ISIS madje në njërën prej tyre shfaqet dhe Lavdërim Muhaxheri.

Neës24 zbardhi edhe dëshminë e të riut Xhulio Malo, i cili ka treguar para policisë se grupi i zjarrit përbëhet prej 15 personash, të cilët zotërojnë 6 snajper të sofistikuar që i kanë blerë së fundmi dhe një sasi të konsiderueshme municionesh. 17-vjeçari ka deklaruar se ky grup është i ndarë në mini-grupime dhe ndodhen në brendësi të Lazaratit. Sipas rrëfimit të adoleshentit ata kanë edhe banesa në pyll.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: