Në një intervistë për Sky Sport, Fabio Capello ka analizuar disfatën e rëndë që Italia pësoi përballë Maqedonisë së Veriut, një humbje që rëndon jashtëzakonisht shumë pasi për herë të dy radhazi “azzurrët” nuk arrijnë të sigurojnë një biletë për në Botëror:

“Për karakteristikat që kemi duhet të “kopjomë” modelin gjerman, për vendosmërinë e tyre, vertikalizimet dhe thellësinë. Ne nuk kemi lojtarë që hapin lojën. Luajmë gjithnjë me topin pas, luajmë me portierin. E vetmja skuadër në Itali që luan në stil gjerman është Atalanta. Në Evropë duhet të luash në një mënyrë ndryshe. Ne kemi edhe një problem mentaliteti, për mënyrën se si luajmë.

Kush janë fajtorët për këtë? Të gjithë, edhe arbritrat që te ne vërshëllejnë për çdo gjë, nuk jemi mësuar me kontakte fizike, me lojë fizike. Si dilet nga kjo situatë? Janë disa trajnerë që po ndryshojnë filozofi. Mendoj se ekziston dëshira për të filluar edhe një herë gjithçka nga e para”, u shpreh Capello.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb