Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann nënvizoi rëndësinë e administratës publike si një nga kushtet për plotësimin e standardeve që Shqipëria të hyjë në BE.

Gjatë fjalës së saj në prezantimi e projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunesit civilë” ku do të marrin pjesë 25 punonjës, Hohmann tha se në Administratë gjithçka duhet të jetë në bazë të meritës., ndërsa shtoi faktin se të gjithë duhet të përveshin mëngët dhe të plotësojnë kushtet e dhëna nga BE.

“Kemi disa programe për të mbështetur administratën publike, për të krijuar pavarësi që gjithçka të jetë në bazë të aftësisë suaj. Jemi në hapat e parë të negociatave. Administrata publike është pjesë e grup-kapitujve, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe funksionim e demokracisë së një vendi. Udhërrëfyesi për administratën publike është një nga pikat e negociatave. Varen kaq shumë gjëra nga administrata publike. Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE dhe për këtë duhet të punojmë fort dhe të përveshim mëngët”, tha ajo.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb