Bojkoti i stërvitjes nga lojtarët e Kukësit ishte një kambanë alarmi, një situatë që për herë të parë lakohet në klubin verilindorë. Zyrtarisht stafi drejtues i Kukësit e mohon diçka të tillë, sipas tyre lojtarët nuk kanë zbritur në fushë pasi kanë zhvilluar seancën stërvitore në palestër ndërsa këtë të martë do të rikthen sipas programin me stërvitjen e plotë në fushë. Situata është ndryshe, me lojtarët dhe stafin teknik që kanë marrë vetëm pagën e janarit por ndërhyrja e presidentit Gjici ka bërë që lojtarët të rikthehen në stërvitje një ditë përpara sfidës së Kupës kundër Apolonisë.

Shehi
Shehi

E sigurt është se ambienti në shtëpinë e verilindorëve nuk është aspak i qetë mbi të gjitha pas humbjes kundër Laçit e cila praktikisht i nxori nga gara për titull. 9 pikë diferencë 6 javë përpara fundit janë shumë për tu rikuperuar duke kthyer sërish Kupën në objektivin kryesor, pavarësisht se ky trofe nuk përmbush egon e presidentit Gjici dhe nuk i jap garanci as stafit teknik për të ardhmen. Ndeshja e kthimit kundër Apolonisë dhe kualifikimi për në fazën gjysmëfinale duket një formalitet pas fitores 2-1 në transfertë por ky është një turne që Kukësi dëshiron ti shkoj deri në fund, në të kundërt ky sezon do të ishte një dështim i madh çka mund të sillte një ndryshim rrënjësor për sezonin e ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb