Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë, teksa kërkon me ngulm largimin e tij të menjëhershëm nga detyra, ndërsa paralajmëron se do të dalin të tjera fakte në vijim.

Ai shprehet se “fajet e tyre i di gjithë populli” dhe se “nga dje nuk ka më Kryeministër dhe Qeveri të ligjshme”, duke e akuzuar kësisoj Ramën dhe kabinetin qeveritar si “një grup mafioz politik, që ka zaptuar qeverisjen”.

Vasili i ka akuzuar këta të fundit për vjedhje të fondeve publike dhe iu bën thirrje të largohen dhe t’i hapin rrugën drejtësisë. Akuzat e tij vijojnë për vjedhjet përmes incerenatorëve, për tenderat e rrugëve, të energjisë elektrike, të shëndetësisë, të ujësjellësit etj.

Sipas tij, “përgjegjësia bie mbi Kryeministrin të parin si dhe çdo ministër” duke shtuar se “nga kjo ata nuk shpëtojnë dot, pasi faktet janë shumë të renda, janë publike dhe i di gjithë populli”. Gjithashtu, ai bën me dije se do të vijojnë të publikojnë fakte të tjera.

Nuk ka mbetur pa përmendur edhe arrestimi i ish-Ministrit të Mbrojtjes, Saimir Tahirit për çështjen e drogës duke akuzuar sërish Kryeministrin Rama dhe qeverinë se mashtruan teksa deklaruan se “asgjësuan 99% të drogës”.

Në fund të postimit nënkryetari i LSI-së, i bën thirrje qeverisë të largohet, në mënyrë që faji ndaj tyre të mos rëndohet edhe më shumë.

Postimi i plotë: 

Te largohet menjehere Kryeministri dhe Qeveria, fajet e tyre i di gjithe populli!!
Qe nga dje nuk ka me Kryeminister dhe Qeveri te ligjshme, por nje grup mafioz politik, qe ka zaptuar qeverisjen.
Kryeministri dhe Qeveria duhet te largohen menjehere, ata jane sot nen akuze direkte per vjedhjen me te madhe te fondeve publike.
Kryeministri dhe qeveria te largohen dhe ti hapet menjehere rruga drejtesise, qe te veproje.
Kryeministri dhe qeveria te largohen menjehere sepse vjedhja e tyre eshte tashme e provuar boterisht dhe me fakte asgjesuese qe nga:
Vjedhja e me Incineratoret ku miliona e miliona euro jane vjedhur me cdo lloj forme, me kompani te rreme, me evazion dhe me vjedhje direkte me mbeshtetjen me perkrahjen dhe me mbrojtjen e Kryeministrit dhe qeverise qe ju dslin per zot vete atyre.
Vjedhja me rruget me tendera, qe jepen me 99% dhe me fonde, qe fryhen ne menyre mafioze me dy dhe trefish duke grabitur miliona e miliona euro te tjere.
Vjedhja me tenderat e energjise ku miliona e miliona euro jane grabitur e grabiten dhe ku faktet ulerasin.
Vjedhja me tenderat e shendetesise deri edhe me dhjete fishin e cmimit edhe ne kohe pandemie e duke grabitur miliona euro
Vjedhja me ujesjellset me dhjetra miliona euro ane e mbane vendit.
Te largohet Kryeministri dhe Qeveria qe cdo dite vetem vjedhin dhjetra miliona euro me koncesione e PPP te faktuara boterisht, qe vetem grabisin fonde publike dhe nuk sjellin asnje te mire.
Pergjegjesia bie mbi Kryeministrin te parin si dhe çdo minister dhe nga kjo ata nuk shpetojne dot, pasi faktet jane shume te renda, jane publike dhe idi gjithe populli.
Fakte te tjera do te vazhdojne te dalin.
Te largohet Kryeministri dhe Qeveria, qe vetem mashtrojne ashtu sic bene dikur me drogen qe mbuloi vendin, e ku ish Ministri i Brendshem ndodhet ne burg, megjithese Qeveria genjente e thoshte se asgjesuan 99% te droges.
Ashtu edhe sot vazhdojne dhe genjejne megjithese jane kapur me presh ne dore dhe i genjen mendja dhe mendojne se i beson kush.
Faktet jane sheshit, shume te qarta dhe asgjesuese dhe Ministrat e kesaj qeverie i pret fati i ish Ministrit te Brendshem apo i ish Ministrit te Mjedisit etj, ta mbajne mire ne mendje dhe le te mos e harrojne kete.
Kryeminister e qeveri largohuni, s’keni asnje rruge tjeter, çdo vonese vetem jua rendon edhe me keq fundin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb