Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, publikon foto pas takimit në Lushnje, ndërsa thekson se atje ishte një entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitore.

Në mesazhin e saj përbri fotove, Kryemadhi thekson se “qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë”.

Mesazhi i Kryemadhit:

LUSHNJA SOT ME ENTUZIAZËM TË JASHTËZAKONSHËM PËR FITOREN QË NA PRET NË 25 PRILL.
LSI është forcë vendimtare për qeverisjen dhe garancia e ndryshimit të Shqipërisë. Qëllimi ynë nuk është të ndërrojmë një parti në pushtet me një parti tjetër në pushtet. Qëllimi ynë është të krijojmë vende të reja pune të mirëpaguara. Qëllimi ynë është që fermerët e Lushnjes dhe Divjakës të garantojnë shitjen e prodhimit. Qëllimi ynë është që bizneset të lulëzojnë në gjithë Shqipërinë. Qëllimi ynë është që turizmi në Divjakë, në Seman, e kudo të lulëzojë për të krijuar vende pune dhe mundësi të zhvillimit të ekonomisë. Qëllimi ynë është që Universiteti Bujqësor të ketë përfaqësinë e vetë këtu, sepse o mësohet bujqësia në vendin më të bekuar, për bujqësinë sic është Lushnja ose nuk mund ta mësosh diku tjetër. Qëllimi ynë është të rikthejmë intelektualët, të rikthejmë dijen, të rikthejmë atë për të cilën ne kemi më shumë nevojë. Të rikthejmë më shumë dashuri për njëri tjetrin. Të largojmë urrejtjen, të kthejmë atë dashuri e cila na ka mbajtur gjallë në gjithë këtë kohë.
#VOTO6 🗳
#VOTOLSI 🌹

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb