E rëndë është ngjarja e raportuar në Brazil. Një burrë, Luiz Antonio Santos Silva, ka mbajtur të izoluar gruan dhe dy fëmijët për rreth 17 vite në një kasolle të izoluar, ose ‘shtëpia e tmerrit’ siç e raportojnë mediat e huaja.

Për gati 17 vite gruaja dhe dy fëmijët ‘të burgosur’ në Rio de Zhanerio duruan tortura të tmerrshme fizike e psikologjike, ndërsa burri u kujdes që britmat e tyre të mos dëgjoheshin, duke mbajtur muzikë të lartë dhe duke  u prezantuar edhe si DJ në lagjen ku ishte vendosur , në perëndim të qytetit brazilian.

Sipas mediave të huaja gruaja dhe dy fëmijët e saj u gjetën dje nga autoritetet lokale në rajonin Guaratiba pas një ankese anonime.

Të tre “të burgosurit” u gjetën të lidhur, të pisët dhe të keq ushqyer, thuhet në deklaratën e policisë, menjëherë pas arrestimit të babait,.

 

Fy3fonzxoaasi88

13
13

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb