Policia italiane në rajonin e Puglias ka finalizuar një mega-operaciomn që ka zgjatur ndër vite, duke vënë sot në pranga një 42-vjeçar, i cili bën pjesë në grupin e 25 të arrestuarve dhe 43 të dyshuarve për disa ngjarje të rënda kriminale.

Ndër to përfshihet edhe vrasja e shtetasit shqiptar Edvin Sadiku. Trupi i pajetë i 33-vjeçarit shqiptar u gjet mëngjesin e 4 shkurtit 2017 në fshatin Grumo Apule, në zonën e Barit, ndërsa i riu ishte i skeduar më parë për çështje doge.

Sadiku u godit me tre të shtëna me armë zjarri dhe në total u gjetën në vendngjarje 10 predha, gjashtë të kalibrit 7.65 dhe 4 të tjera të kalibrit 9.

Pikërisht lista e vrasjeve të pamëshirshme midis dy klaneve në Bitonto dhe disa komuna të tjera, ku përfshihet edhe ajo e 33-vjeçarit shqiptar, është pjesë e hetimeve që Karabinerët e Barit kanë mbyllur duke çuar në arrestimin edhe të Cassano Ottavio Di Cillo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Karabinierët i trokitën në derë italianit teksa ai po përgatitej për dasmën, e cila duhej të kremtohej sot.

Di Cillo përfundoi në burg në vend se të shkonte drejt altarit. Bashkë me të edhe 23 persona të tjerë (arrest shtëpie vetëm për bashkëpunëtorin e drejtësisë Giuseppe Casadibari), në kuadër të operacionit “Porta Robustina”.

“Me këtë hetim ne kemi mbyllur rrethin për atë që ka ndodhur ndër vite në Bitonto dhe në disa komuna fqinje”, tha koordinatori i DDA, Francesco Giannella, sepse anëtarët e klanit Cipriano përfunduan pas hekurave, disa prej të cilëve midis viteve 2017 dhe 2018.

Ciprianot ishin përfshirë në një luftë të përgjakshme me grupin Conte, prej të cilës mbeti e vrarë gabimisht edhe e moshuara Anna Rosa Tarantino.

Karabinierët u koordinuan nga prokurorët Ettore Cardinali dhe Marco D’Agostino, të cilët dëgjuan gjithashtu bashkëpunëtorë të shumtë të drejtësisë (i fundit prej të cilëve Gaetano Palmieri), të cilët gjyqtari hetues Marco Galesi në urdhëresë i konsideroi të besueshëm dhe të dobishëm gjithashtu për të demonstruar se, përkundër fakteve të kontestuara që i referohen viteve 2017 dhe 2018, bashkimi kriminal ishte ende funksional.

2011 02 33214 4.jpg
2011 02 33214 4.jpg

Në krye ishte 35-vjeçari Francesco Colasuonno, i cili menaxhonte një ushtri djemsh të përdorur si tregtarë me pakicë të hashashit, marihuanës, kokainës dhe heroinës në sheshet e Bitonto, Palo, Grumo, Bitritto.

“Modalitetet ishin zakonisht mafioze”,  shkruan gjyqtari – “pasi ato kryheshin në mënyrë goditëse, në mes të ditës, në zona të frekuentuara nga njerëzit dhe duke përdorur armë”.

Përveç episodeve të shpërndarjes së drogës, u dokumentuan edhe zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe shkelje të detyrimeve të veçanta të vëzhgimit.

Kanali i furnizimit me kokainë dhe heroinë në Bitonto dhe Palo del Colle do të ishte pikërisht ai Di Cillos, i cili sot duhet të martohej dhe që nga hetuesit konsiderohet të jetë në biznes me klanin parizian të Barit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb