Beatrix feston ditëlindjen ditën e sotme dhe ku ka më mirë sesa me një këngë të re. “Vonë” është produksioni i fundit nga këngëtarja, që duket se edhe në këtë rast ndjekësit e kanë marrë si një dedikim për ish-të dashurin e saj, Donaldin.

“Kur e pate nuk dite se majte,”-këndon Trixa në një fragment. “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake,”- thotë ndër të tjera në këngën më të fundit. Të shumta kanë qenë komentet për këngën e fundit të saj. Fansat kryesisht e kanë uruar për këngën e re, duke i bashkangjitur edhe urimet për ditëlindjen e saj, por ka pasur nga ata që edhe nuk e kanë kursyer në lidhje me Donaldin. “Të linte Borën për një si kjo ??? Nuk e di dmth se hitit të verës ske ca i komenton”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Këta të dy meritojnë njëri tjetrin, me mungesën më të vogël të respektit që tregoi ndaj saj e la, jo si personi tjetër që për të katërtën herë e mori. Zhgënjim si femër”, “Gjith këngët me kunja për Donaldin akoma sju ka shkëput shpirti prej tij. Hec o goc përpara shijo jetën ka djem të tjerë 1 milion herë më të mirë se Donaldi”, “Super Triksa ke shpëtu nga ai idjot o zemra falendero Zotin se shyqyr që ske më të”, janë vetëm disa nga komentet që ndesh në kanalin e saj të You Tube. Edhe në këtë hapësirë, fansat kanë qenë të ndarë, duke replikuar me njëri-tjetrin rreth trinomit të famshëm të dashurisë.

Në komentet e tyre ka pasur edhe ‘zënka’ virtuale në mbrojtje të Borës apo edhe të Beatrix. Megjithatë vetëm pak orë nga publikimi i këngës, artisja ka marrë rreth 80 mijë klikime, duke pasur një kuriozitet të madh të publikut rreth këngës së re, kryesisht për të dëgjuar nëse realisht është një dedikim për Donaldin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb