Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, kandidat për deputetë në qarkun e Korçës deklaron se qytetarët janë të bindur për ndryshimin e madh në 25 prill.

Në një mesazh në “Facebook”, ku shfaqet me përfaqësues të tjerë të LSI-së duke folur me banorë, Braimllari shkruan se nevoja për ndryshim ndihet kudo dhe se LSI ka një program ambicioz.

“Nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo tek çdo qytetar Korçar.
Të lodhur nga një politikë e vjetër, abuzuese dhe varfëruese, qytetarët tani janë të bindur për ndryshimin e madh në 25 prill.
LSI ka një program ambicioz që i jep zgjidhje punësimit, uljes së kostos së jetesës dhe kthimit te shpresës në vend.
Shqipëria, ka nevojë për ndihmë tani!
#voto6lsi #lsi #zgjedhje25prill #shqiperiashtepiajuaj??”, shkruan Braimllari.

Braimllari
Braimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: