Fernandinho, futbollisti i Manchester City-t, kishte luajtur vetëm 5 ndeshje për Brazilin para se të transferohej në “Premier League”, por tani mesfushori jo vetëm që ka mbajtur shiritin e kapitenit te ‘citizines’, por edhe është kthyer në një shtyllë kurrizore për kombëtaren e drejtuar nga Tite.

Dhe me Kupën e Botës 2018 në Rusi, shumë pranë fillimit të saj, ylli i Brazilit është i dëshpëruar për ta përkthyer formën e mrekullueshme të klubit të tij dhe me “Selecao”, këtë verë.

“Liga angleze në vetvete është shumë e fortë fizikisht, shumë e kërkuar, – thotë ai. – Të gjitha ndeshjet kanë faulla, gjë që më bëri të përshtatem me të vërtetë mirë për të luajtur në Angli. Jam shumë i lumtur, sepse kanë qenë 5 vite të bukura, në të cilat vazhdoj të luaj për Manchester City, rregullisht.

Kam luajtur shumë dhe kam fituar tituj. Të gjitha këto më lejuan të arrij qëllimin tim, që të luaj me ekipin kombëtar brazilian. Të luash për Brazilin është një kënaqësi e madhe. Unë mendoj se është një krenari e madhe. Është ëndrra e fëmijërisë, për të cilën të gjithë flasim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb