TIRANË

Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi, Petrit Bare iu bëri thirrje të rinjve që duan të ndjekin studimet e larta të zgjedhin këtë universitet.

Ai tha se ambientet shumë të mira të universitetit dhe stafi pedagogjik janë dy nga arsyet kryesore se përse ky universitet është zgjedhja e duhur. Bare theksoi se 80% e studentëve që mbarojnë Luarasin, e mbarojnë me një punë të siguruar.

“Universiteti Luarasi ka një përvojë shumë të mirë, një emër shumë të mirë, i konsoliduar, i rankuar në radhën më te mirë të universiteteve private, me një staf pedagogjik shumë të mirë.
Fakulteti i shkencave mjekësore është një fakultet shumë i mirë me të gjithë parametrat. Jemi në vitin e dytë këtë vit. Godina ka ambiente shumë të mira dhe të preferuara nga studentët, të cilët janë shumë të kënaqur me kushtet sociale.
Universiteti Luarasi tashmë i plotëson këto kushte dhe të gjithë studentët do të zhvillojnë studimet e këtij viti, në ambiente të restauruara, me pajisje të reja. Po tentojnë të dixhitalizojmë dhe universitetin. Është bërë një program dhe janë bërë prenotime dhe për orarin e mësimeve.
Ne jemi gati për fillimin e vitit akademik ditën e hënë. Janë bërë dy komisione në stafin akademik dhe kanë freskuar stafin, me pedagogë shumë të aftë, me mesatare të lartë. Kërkesat kanë qenë shumë të mëdha.
Vitin e parë që u hap fakulteti, ne patëm prurje të mjaftueshme në shtator. Ky vit në seancën e parë dhe të dytë, ka mbledhur një numër të konsiderueshëm studentësh pavarësisht se jemi një fakultet i ri, kemi pasur 180 studentë në infermieri, 50 në stomatologji dhe 38 në stomatologji. Është plotësuar një numër që kishim parashikuar.
Është dhe një etapë e dytë, raundi i tretë 19 deri më 21, kanë kohë studentët që kanë kërkuar në universitetet publike dhe nuk iu është dhënë mundësia. universiteti Luarasi i mirëpret, kuota kemi mjaftueshme. I ftojmë studentët që nuk kanë gjetur zgjidhje, te Luarasi gjejnë zgjidhjen e tyre në stomatologji, infermieri, farmaceutikë, shkencat ekonomike etj”, tha Bare.

Ai deklaroi se përqindja në universitetin Luarasi ka ardhur duke u rritur falë dhe një pune të madhe nga rektori dhe stafi pedagogjik sepse nxënësit e maturës kanë nevojë për një informacion të plotë, për studimet, programet, vlerat e universitetit, mundësitë e punësimit dhe në shumë raste nuk janë të mirëinformuar.

“Një universitet që të jetë i kompletuar dhe në nivel bashkëkohor siç është Luarasi duhet të ketë tre kolona kryesore, studentët, pedagogët dhe ambientet. Ambientet janë të mrekullueshme dhe shumë të përshtatshme, me kushte sociale në çdo stinë kështu që studentët që vijnë janë të mirëpritur. Auditoret, sallat e leksioneve dhe seminareve po reformohen dhe do jenë gati të hënën për të filluar mësimet. Stafi ynë pedagogjik te Luarasi, të gjithë janë me titullin doktor shkencash e sipër. Në degën e infermierëve dhe të laborantëve kemi pranuar pedagogë të rinj, që kanë bërë një rinovim të stafeve pedagogjike.
Studentët e infermierisë e bëjnë praktikën në poliklinikat e Tiranës, në spitalet tona. Studentët kanë qenë mjaft të kënaqur me këto praktika. Stomatologët e bëjnë praktikën në klinikat private dhe klinikën universitare dhe shumë nga këta praktikantë zgjidhen nga këto klinika. 80% e studentëve që mbarojnë Luarasin, e mbarojnë me një punë të siguruar. Edhe në fushën e ekonomisë, informatikës etj., punësohen në kompanitë e Hysenbelliut Group”, tha Bare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: