TIRANE

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pas zyrtarizimit të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku.

Përmes një postimi në “Instagram”, dy ditë më parë Rudina tregoi se po arratisej së bashku me partnerin e saj, ish-deputetin Frroku për disa ditë pushimi.

Më pas aktorja e humorit postoi dhe një foto ku shfaqej më e dashuruar se kurrë me partnerin e saj duke u puthur rrugëve të qytetit.
Së fundmi, ajo postoi një tjetër foto ku tregoi vend ndodhjen.

Siç duket dhe nga fotoja çifti më i ri i showbiz-it kanë zgjedhur si destinacion për t’u relaksuar Vjenën. Kujtojmë se pushimet e para çifti i kaloi në Venecia, Itali, nga ku aktorja postoi dhe fotot ku shfaqej e lumtur në krah të partnerit të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb