Alexis Sanchez është një nga lojtarët më të paguar në Premier League, i transferuar me shumë bujë nga Barcelona te Man.United por aventura e tij te “djajtë e kuq” ka rezultuar një dështim total. Dy dëmtime shumë të rënda, një në gju dhe një në kofshë, kanë bërë që sulmuesi kilian të qëndroj më shumë në stol, vetëm 27 paraqitje gjatë këtij sezoni.

Sport Sanches
Sport Sanches

Man.United nuk ka ndërmend të mbajë më në skuadër një nga lojtarët me më shumë kosto, për më tepër për të ngrohur stolin. Sipas mediave britanike, United do të bëjë gjithçka është e mundur që Sanchez të largohet në fund të sezonit, madje janë të gatshëm të paguajnë edhe gjysmën e pagës së tij.

Man.united
Man.united

Sanchez përfiton te United 28 milion euro në sezon, edhe në kushtet ku janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e pagës së tij, çdo ekip që kërkon ta marr i duhet të paguaj edhe 14 milion euro të tjera.

Mirror
Mirror

Mediat britanike shkruajnë se Inter mund të bëjë një sforco ekonomike për të marrë në skuadër një lojtarë që e dëshironin që kur ishte pjesë e Udineses, ende pa u transferuar te Barcelona. Nëse Inter do të pranonte këto kushte, sërish Sanchez do të ishte lojtari më i paguar në skuadër. United kërkon të jap Sanchez në formë huazimi me të drejtë blerje, pasi janë të vetëdijshëm se për momentin askush nuk e dëshiron.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb