Në këtë ditëtë fundit të vitit 2021, studiuesi Auron Tare kujton tri ngjarje që, siç duket, kanë lënë gjurmë në jetën e tij.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Washington më 2002, kur Tare kishte marrë bursë studimi në Universitetin e Yale. Teksa përshkruan të ftohtin e acartë të SHBA-ve, Tare tregon edhe njohjen me një të huaj dhe dëshirën e këtij të fundit për të dëgjuar ‘Radio Tiranën’.

Së dyti, është një ngjarje e ndodhur pranverën e vitit 1996, në Luginën e Zagorisë, Maleshovë, ku edhe në këtë rast, teksa Tare tregon historinë me një grup alpinistësh, thekson se njëri prej tyre i ka shprehur dëshirën për ta sjellë te ‘Radio Tirana’.

Dhe së fundi, është ngjarja e ndodhur në vjeshtën e vitit 2014, kur Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO, Getachew Engida, kishte ardhur në një vizitë në Tiranë dhe në një moment, siç rrëfen Tare, ai “U ngrit ne kembe dhe duke pershendetur kamarieret me tha – dhe tani te lutem me co ta shikoj Radion e rinise sime”.

Postimi i studiuesit Auron Tare:

“JU FLET TIRANA”
Washington DC. Dimer 2002
Dimri ne Washington DC eshte gjithmone I ashper por I bukur. Qershite japoneze qe ngirjne nga akulli, parqet plot bore dhe godinat gri qeveritare impozante por te shtrira ne hapsire e bejne Kryeqytetin Amerikan vecanerisht interesant. Ne nje qoshe te njeres prej ketyre godinave po prisja taksine qe kisha porositur. Eshte Dimri i 2002 dhe ende Uber nuk ka dale ne skene. Tek perplasja kembet nga I ftohti taksia erdhi dhe per 10 minuta udhetuam pergjate Lumit Potomak. Ndaluam prane nje vile te kendshme rrethuar nga peme te medha. Taman si filmat amerikane qe shikojme shpesh, Vila e bukur rezantonte siguri. Isha I ftuar per darke nga nje mikesha ime e cila drejtonte programet e Universitetit te Yale. Departamenti i saj me kishte dhene nje burse studimi per 2 vjet ne kete Universitet dhe pas nje beteje me veten ne se duhet te shkoja apo te qendroja per te ti dhene forme modelit te Parkut Butrintit kisha zgjedhur kete te fundit. Darka ishte ne fakt nje lloj falenderimi per insistimin e mikesh time qe te vija me pa tjeter ne Universitetin e Yale dhe doja qe nga afer ti thoja arsyet e refuzimit tim. Pasi hoqa pallton me bore dhe I zgjata nje dhurate modeste shqiptare mikeshes time, u futa ne kuzhinen e ngrohte. Ishte nje darke shume mikpritese, ku zotet e shtepise dhe une gatuanim sebashku per tu ulur me pas per darke. Nderkohe qe shkembenim biseda te pergjithshme dera u hap dhe nje burre I gjate me nje balle te larte hyri brenda plot furi. Me shtriu doren dhe u prezantua, Strobe Talbot- dhe duke qeshur me tha qe mezi e kishte pritur darken tone. I habitur e pyeta perse? E dija shume mire se kush ishte ai dhe cfare detyre kishte tashme qe Administrata Klinton ishte larguar nga pushtetit. Talbot drejtonte Brooking Institute nje think tank me nje pushtet te madh ne DC. Per vite me rradhe kishte qene nen Sekretar I Shtetit me nje pushtet te pa kufizuar pasi te gjithe e dinin se ne rinine e hershme kishte ndare jo vetem nje dhome me studentin Bill Klinton ne Universitetin e Oxfordit por edhe shume endra politike. Ne ate kohe ai kishte perkthyer kujtime e Nikita Krushovit nje ndermarje qe e kishte vene ate ne vemendje te qarqeve te interesuara per Politiken sovjetike. Prej ketej kishte filluar edhe karriera e tij ne gazetari ku u be nje yll I Revistes Time.
Do doja shume te flisnim sonte per pasionin tim te rinise – me tha Talbot, – Radio Tiranen. Super I habitur e pyeta se ku e kishte degjuar Radion e qytetit tim?
Duke hapur nje shishe vere, Strobe Talbot me tregoi se ai dhe nje grusht I vogel i miqve te tij te Universitetit Britanik, ishin tmerrsisht te interesuar se cfare ndodhte pas Perdes se Hekurt. Si student dhe me vone ekspert I rendesishem I ceshtjeve sovjetike, Strobe Talbot kishte degjuar me endje te madhe zerin e Radio Tiranes, nje stacion ky shume I fuqishem per kohen qe transmetonte me vale te shkurtera ane e mbane botes. Radio Tirana vinte nga nje vend I vogel enigmatik, nje lloj Tibeti European I mbyllur per boten por qe cuditerisht cdo pasdite dilte ne valet nderkombetare per te treguar me krenari ideologjine e saj. Kam qene degjues I rregullt- me tregonte Talbot – pasi jo vetem ishte nje kuriozitet I madh te degjoje zerin e nje Radioje nga pertej Perdes se Hekurt por ne kete menyre mund te mesoja dicka me shume mbi perfshirjen e Kines ne Europe. Fokusi im ishte Bashkimi Sovjetik por nepermjet Radio Tiranes une perpiqesha te kuptoja marrdheniet sovjeto – kineze nepermjet kursit qe mbanin shqiptaret- me shpjegoi ai. Edhe gjate periudhes se tij si gazetar I njohur I ceshtjeve sovjetike ai kishte vazhduar ta degjonte Radio Tiranen tashme me shume si nje thrill te ruajtur nga jeta studentore. I mrekulluar nga rrefimet e atij qe per 7 vjet kishte qene nje prej njerzve me te rendesishem te politikes amerikane mendoja sa e cuditshme eshte bota. Per ne te rinjte e asaj kohe te etur per tingujt qe vinin nga Perendimi me nje radio te vogel dore Sharp ku ishin lidhur me llastik dy bateri ngjyre kafe ushtarake degjonim fshehurazi muzike apo lajme “kapitaliste” ne fjetoren e shkolles sone ushtarake. Nderko ne eter ne Universitetin e famshem te Oksfordit nje grusht te rinjsh degjonin plot kuriozitet zerin e njohur Ju Flet Tirana.

Pranvere 1996 Lugina e Zagorise, Maleshove
Nen deget e Manit te kuq ne sheshin e zhveshur te fshatit Maleshove ishim mbledhur rreth nje zjarri te madh. Edhe pse fund Maji ne male ishte ende shume fresket. Cadrat ishin ngritur, darka tashme ishte shperndare dhe alpinistet britanike po ndanin me njeri tjetrin paguret e wiskit. Cdo kush rreth zjarrit tregonte episode nga udhetimet e meparshme. Ky ishte grupi I pare britanik qe nga Lufta e Dyte Boterore qe po exploronte Luginen e Zagorise. Kisha pregatitur nje ngjitje ne gjurmet e alpinistit me fame boterore, Bill Tilman I cili ne 1943 kishte pasur bazen e tij ne Sheper te Zagorise. Alpiniste dhe eksploratore te Klubit te famshem Londinez The Royal Geographic Society kishin ardhur per te nderuar ne nje fare menyre nje prej anetareve me te famshem te ketij Klubi duke u ngjitur ne gjurmet e tij. Teksa flisnim per jeten e Tilmanit ne Shqiperi , nje prej alpinisteve me pyeti ne se mund ta coja tek Radio Tirana kur te ktheheshim ne Tirane. Patjeter I thashe po perse kjo kerkese e cuditshme? Si avokate e njohur Irlandeze e dija qe ishte perfaqesuesja ligjore e Sead O Conor. E pyeta mos kjo kerkese kishte lidhje me te? A jo -mu pergjigj duke buzeqeshur. Ne shtator te 1983 ne Burgun e Famshem britanik te sigurise se larte MAZE ne Belfast u arratisen 38 anetare te Brigadave Revolucionare Irlandeze. Ishte nje prej arratisjeve me spektakolare ne historine Angleze. Nje pjese e anetareve te IRA munden te vinin ne Irlande te tjeret u kapen dhe disa rezistuan per disa dite ne catine e Burgut duke refuzuar te dorezoheshin. Si nje avokate e re une perfaqesova disa prej ketyre anetareve te IRA-s ne gjykimin e tyre pasi u kapen nga forcat angleze. Ata me treguan se fshehurazi ne kete burg degjonin Radio Tiranen e cila mbeshteste luften e popullit Irlandez kunder britanikeve. Gjate arratisjes se tyre Radio Tirana kishte qene e vetmja media e cila kishte mbeshtetur aktin e tyre si dhe per dite me rradhe ju kishte bere thirje qe te mos dorezoheshin. Kjo mbeshtetje nga nje Radio e panjohur per ne ne Angli kishte bere shume pershtypje, Gjate gjykimit te tyre ne Belfast me krenari ata e permenden mbeshtetjen qe kishin marre nga Radio Tirana dhe duke me zgjatur paguren e wiskit me tha – do te ta dija shume per nder ne se me con ta shikoj kete radio te cuditshme.

Tirane, Vjeshte 2014
Ne oborrin e nje restoranti te njohur afer Piramides po prisja Prof Getachew Engida, Zev Drejtori I Pergjithshem Unesco-s. Po vizitonte Shqiperine dhe pervec pritjeve dhe takimeve protokollare kishte shfaqur deshiren te me takonte si person qe tashme isha zgjedhur ne Keshillin Shkencor te Unesco-s. U takuam ne oborrin e viles te shndruar ne restorant dhe duke shtrenguar duart me nje thjeshtesi te admirueshme Profesori filloi te pyeste per tema te ndryshme. Prof. Engida ishte nje personalitet I njohur nga Etiopia. Ishte edukuar ne Londer dhe kishte ngjitur shkallet e karrieres nderkombetare duke arritur qe te jete nje prej njerzve me te rendesishem ne Unesco. Pas nje bisede te gjate dhe te kendshme Prof Engida me pyeti – a mundet te me cosh tek Radio Tirana? Ne fakt ishim shume afer nga Radio keshtu qe I cuditur e pyeta me shume per deshiren e tij. Jam rritur ne nje fshat te varfer etiopian me tha. I ri e kisha veshtire te shkoja ne shkolle. Im at ishte ushtarak dhe rralle vinte ne shtepi. Ju bashkova nje grupi marksist Leninist te levizjes studentore. Lideri yne me vone nje figure e rendesishme politike e kishte mesuar teorine marksiste nga nje Radio e cuditshme te cilet filluam ta degjonim edhe ne. Radio Tirana. Mund te them se formimi im majtist ne ate kohe si student erdhi nga programet e Radio Tiranes. E degjonim ne grup duke analizuar dhe komentuar programet e saja. Ne 1974 levizja jone studentore ishte pjese e grushtit te shtetit te famshem qe rrezoi Perandorin Haile Selasie. Por udheheqesi yne Mariam Mengistu erdhi ne pushtet vetem ne 1978. Ne fjalimin e tij te pare si lider ushtarak I Etiopise dhe udheheqesi I Partise Punetore I frymezuar nga fjalimet e Radio Tiranes premtoi se do ta bente Etiopine nje fanar ndricues ashtu si Shqiperia. Profesori ndaloi pak buzeqeshi dhe me tha – Thank God une munda te mar nje burse per ne Angli dhe u largova nga Etiopia. U ngrit ne kembe dhe duke pershendetur kamarieret me tha – dhe tani te lutem me co ta shikoj Radion e rinise sime.

Foto:
1. Strobe Talbott dhe Bill Clinton studente ne Universitetin e Oxfordit
2. Disa nga anetaret e IRA ( Irish Republican Army) qe u arratisen nga Burgu i siguriese se larte MAZE ne Belfast
3. Prof. Getachew Engida Numri 2 i UNESCO-s ( 2005 -2014)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb