Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Selanik të Greqisë. Sipas raportimeve, një person ka vrarë gruan e tij pas një sherri në banesë.

Mediat e vendit helen shkruajnë se autori, ishte një person i varur nga alkooli, nervoz dhe shumë i dhunshëm.

Një fqinj i çiftit i tha policisë se ata u zunë për të paktën gjysmë ore ndërsa ajo u dëgjua duke u lutur “mos më vrit”.

Disa minuta më vonë fqinji e dëgjoi atë duke rënkuar.

Policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e autorit. Ky i fundit pas krimit të rëndë është larguar nga banesa, me duart ende me gjak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb