Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar këtë të shtunë në qytetin e Fier, ku është takuar me banorët atje dhe ka parë nga afër problemet e tyre të përditshme.

Duke publikuar një video në “Facebook” nga takimet dhe bisedat me banorët, Basha shkruan se “edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre

“Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë. #PotëDëgjoj”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb