Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga aksioni i Policisë së Tiranës, në zonën e Liqenit të Thatë. Siç shihet nga pamjet, policët e maskuar dhe të armatosur vrapojnë në rrugë për kapjen e anëtarëve të bandës së grabitjes së vilave në Sauk.

Gjatë aksionit, janë arrestuar pesë persona Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi, Hektor Qiriazi dhe një person tjetër.

Siç bën me dije gazetarja Bezat, i arrestuari Klodian Çupi rezulton me precedentë penalë në vjedhje dhe drogë, ndërsa Hektor Qiriazi, i cili njihet edhe me emrin Dorian, rezulton me precedentë në Greqi dhe dyshohet se është dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin fqinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb