Policia e Shkodrës ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin Emran Shabaj. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në Njësinë Administrative Postribë, Shkodër.

Raportohet se Shabaj është arrestuar, për shkak të pengimit të zgjedhjeve në Njësinë Postribë.

Sipas burimeve të gazetarit Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, thuhet se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, pasi dyshohet se ata kanë djegur edhe materialet zgjedhore në fshatin Prekal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb