Duke folur në një lidhje për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, deputetja demokrate, Grida Duma, iu është drejtuar me një mesazh të dyja palëve të krijuara brenda Partisë Demokratike.

Deputetja Duma u shpreh se nuk ka qenë në asnjë mbledhje të Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, duke theksuar se gjuha e hierarkisë së lartë dhe e ndarjes në PD duhet të mbarojë dhe demokratët së bashku duhet të gjejnë pikëtakimet dhe jo pikëndarjet.

“Unë nuk kam shkuar në asnjë mbledhje të grupit parlamentar. Vijoj të kryej të gjitha detyrat e mia në komisione. Nuk kam shkuar as tek Alibeaj, as te Berisha. Kjo gjuha me hierarkinë e lartë të PD, ku nuk gjendet bashkëpunimi, është një gjuhë që duhet të mbarojë, duhet të gjejmë pikëtakimet dhe jo pikëndarjet. Ashtu sic e gjej veten te demokratët, besoj se neve do na bashkojë nevoja për të qenë me votuesit tanë. Kjo nevojë do të prevalojë”, tha deputetja Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb