Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka deklaruar se duhet të bëhet çdo gjë për të mbrojtur Republikën Parlamentare të cilën e quajti garantuesen e vetme të demokracisë dhe pluralizmit politik.

Në një postim në Facebook, Vasili ka kujtuar se Parlamenti ka votëbesuar dhe shkarkuar 13 mandate kryeministrore gjate pluralizmit.

Thirrja e nënkryetarit të PL, vjen në një kohë që ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë përpara Parlamentit në orën 17:00.

Postimi i plotë:

Te mbrojme Republiken Parlamentare me çdo kusht e me çdo çmim!
Republika Parlamentare eshte garantja e vetme absolute e Demokracise dhe Pluralizmit politik.
Shqiptaret me shume zgjuarsi dhe duke vleresuar mesimet e hidhura te historise se tyre te shkuar, kane vendosur qe Republika parlamentare, vetem e vetem ajo te ndertoje institucionet dhe ti kontrolloje ato vazhdimisht dhe deri ne nje.
Askush po askush nuk del dot mbi Republiken.
Republika parlamentare eshte zeri i qytetareve, eshte shprehja e detyrave te patjetersueshme, qe ata kane vendosur per Qeverine dhe Opoziten.
Qeveria është vetëm një administratore e emëruar me votë për të shërbyer për nje kohe te percaktuar dhe aspak pronare as e Shqiperise dhe as e taksave te shqiptareve.
Ndërsa Opozita ka detyrimin universal, qe ne emer te popullit te jete kontrolluese pa kompromis e kryeministrit dhe qeverise, per te garantuar nje qeverisje, qe respekton pa asnje devijim Kushtetuten dhe Ligjin dhe qe permbush angazhimet qe ka marre perpara popullit.
Llogaridhenia eshte zemra e ekzistences se Republikes dhe ndarja e perjetshme me diktaturen, qe ishte misherimi i asgjesimit te logaridhenies.
Mbi Parlamentin nuk del dot askush ne kete vend.
Vetem e vetem Parlamenti u jep te drejte Kryeministrit e Ministrave, por edhe drejtuesve te te gjithe Institucioneve themelore te ketij vendi, qe te shkojne ne zyra.
Parlamenti bashke me kete besim u jep njeherazi detyrimin e padiskutueshem, qe te japin llogari sa here qe Parlamenti do t’ja kerkoje, apo edhe nje deputet i vetem do ta kerkoje.
25 prilli i 2021 ishte nje aksion mafioz kunder Parlamentit, me qellimin per ta asgjesuar, per ta kthyer ne farse dhe per te rikthyer parlamentin e diktatures se Enver Hoxhes, qe mblidhej ne menyre qesharake nje here ne dy vjet per ti bere fresk diktatures.
Sot kryeministri i vetlarguar Rama ka refuzuar hapur dhe publikisht llogaridhenien me qellimin mafioz te relativizimit dhe asgjesimit de facto te Parlamentit.
Parlamenti ka votbesuar dhe shkarkuar 13 mandate kryeministrore gjate pluralizmit.
Parlamenti eshte gjithmone aty, ndersa kryeministrat vene dhe vijne, sepse Republika eshte themeli i ekzistences shteterore dhe institucionale te Shqiperise.
Rama sot eshte i rrezuar sepse eshte i papajtueshem me Kushtetuten dhe me çdo ligj duke refuzuar llogaridhenien ndaj Parlamentit.
Rama do te jete vetem nje shenim i shemtuar me shume ne dokumentat parlamentare si kryeministri i vetem i rrezuar se refuzoi Parlamentin dhe tentoi te merrte peng Republiken.
Republika Parlamentare duhet mbrojtur dhe do te mbrohet me cdo kusht e me çdo cmim sepse eshte vullneti i popullit dhe muri i pakapercyeshem per mafian e çdo lloji.
Republika mbi te gjitha!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb