Tifozë të shumtë janë mbledhur këtë të diel në Elbasan, ku në stadiumin e qytetit do të zhvillohet sfida mes Shqipërisë dhe Hungarisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të 2022.

Edhe pse na ndajnë rreth 1 orë e 30 minuta nga startimi i sfidës, atmosfera në Elbasan duket tepër e ndezur. Tifozë të shumtë, të veshur me flamujt kuqezi dhe me plisa mbi kokë, marshojnë në bulevardin e qytetit.

Disa i janë drejtuar kabinave ku shiten biletat, për të përftuar një vend në stadium, e të tjerë, ndodhen në ambientet e jashtme duke festuar dhe pritur me ankth fillimin e sfidës. Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në vendin e 4 në grupin I me 6 pikë gjithsej. Nga një pikë më shumë kanë Hungaria dhe Polonia.

Pikërisht, këta të fundit arritën të na mundin disa ditë më parë, me rezultatin 4-1. Edhe pse kombëtarja jonë bëri një paraqitje pozitive, nuk mjaftoi për të thyer polakët në shtëpi, që nuk humbin atje prej 7 vitesh. Djemtë e Edi Rejës janë shfaqur tepër të karikuar në konferencën e shtypit dhe kanë theksuar se objektivi i ndeshjes së sotme është fitorja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb