Presidenti Ilir Meta ka garantuar se do të bëjë detyrën e tij dhe nuk ka për të mbyllur gojën dhe për t’u korruptuar kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve.

Meta tha se ai nuk po bën rolin e kryetarit të opozitës, por detyrën e Presidentit dhe për këtë i siguron të gjithë.

Për më tepër Meta shton se çështjen e integrimit europian e njeh më mirë se çdokush pasi ka punuar me komisionerët europianë që në ’98 dhe do vijojë ta bëjë, por ka sqaruar se Shqipëria patjetër do anëtarësohet në BE.

”Çdo të thotë protagonizëm? Të bësh detyrën? A është integrimi detyrë?

Të dalin dhe të thonë që janë tallur. Përderisa gjithë forcat politike janë të angazhuara për integrimin europian, të paktën në programe, kjo është detyrë e Presidentit ta mbrojë. Në themel të Kushtetutës qëndrojnë pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pse nuk korruptohesh edhe ti, pse nuk mbyll gojën edhe ti? Jo s’mund ta bëjë Presidenti këtë, të siguroj për këtë gjë.

Kemi më shumë se dy vite që takohemi për integrimin europian. Një krizë artificiale nga jashtë dhe brenda, nga qarqe antishqiptare. Sa herë iu ka thënë Presidenti hajde bëjmë zgjedhje vendore gjithpërfshirëse se s’ka negociata. Janë bërë nja 3 ceremoni, por unë nuk i gënjej dot shqiptarët.

Dëgjoni Presidentin kur është fjala për çështjet e integrimit europian. O e njeh Presidenti këtë o nuk e njeh njeri. Që në ’98 deri më tani. Shqipëria do anëtarësohet patjetër në BE.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb