Kryeopozitari, Lulzim Basha i kërkon qeverisë të mbyllë fasoneritë për shkak të rasteve të reja të punonjëseve në Shkodër, Kruje dhe Kurbin dhe mostestimi i kolegeve të tyre.

Sipas Bashës mbyllja e tyre shmang rrezikun e infektimit të 70 mijë qytetarëve teksa thekson se kjo kosto shkon 15 milionë euro që do të shkojnë në paga për punonjëset.

Nga ana tjeër Basha thotë se këto 15 milionë euro mund të përfiohen direkt si fond nga anulimi i 3 koncesioneve të dhëna nga qeveria për inceneratorët.

”Për asnjë arsye qeveria nuk duhet të cojë dëm sakrificën e shqiptarëve në këto 5 javë izolim, vetëm e vetëm sepse refuzon të rialokojë para nga koncesionet tek qytetarët.

Është e domosdoshme që autoritetet të mundësojnë pa vonesë testimin e të gjithë punonjësve në fasoneritë e prekura. Kjo jo vetëm ndalon përhapjen e virusit, por ju jep siguri punonjësve për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Duke marrë këto masa, mbylljen e fasonerive, testimin, gjurmimin, mbështetjen financiare, mundësohet shmangia e rrezikut për infektimin e 70 mijë qytetarëve. Kjo ka një faturë financiare jo më shumë se 15 milionë euro. Ky fond mund të çlirohet direkt nga anullimi i tre koncesioneve për inceneratorët.

Vazhdimi i përhapjes së virusit në keto momente, që sjell për pasojë zgjatjen e izolimit të qytetarëve dhe bllokimit të ekonomisë do të na kushtojë shumë më shumë se sa paga e këtyre punonjëseve sot.

Shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e vendeve të punës duhet të jenë prioriteti numër 1 i qeverisë!”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb