“Shteti grek nuk po përballet me një mungesë të hollash”,- kështu kryeministri grek Aleksis Tsipras insistoi dje , pasi qeveria e tij do përballet me një javë të ngutshme për pagesën e borxhit.

“Nuk ka absolutisht asnjë problem me likuiditetin”, – u tha Tsipras gazetarëve, pas një takimi me ministrin e financave, Yanis Varoufakis.

Ministri i financave kishte deklaruar më herët për Alpha TV: “Nuk ka asnjë problem në sigurimin e fondeve për pagat dhe pensionet.”
Mohimet erdhën në kohën kur Greqia po përgatitet për të lëshuar 1 mld € në bonot e thesarit tremujor të mërkurëne kësaj jave, për të përmbushur Pagesat e borxhit.

Qeveria këtë javë duhet të paguaj mbi 900 milion € për Fondin Monetar Ndërkombëtar .

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: