Gjatë kësaj jave saktësisht të mërkurën, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca.

Ky kontingjent i vaksinave do të arrijë në Kosovë përmes “Gavi COVAX”, e cila është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.

Arritjen e këtij kontingjenti të vaksinave e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Aleanca COVAX.
“62 mijë e 400 doza janë gati për t’u dërguar në Kosovë dhe pritet të mbërrijnë më 12 maj”, është thënë në një përgjigje të shkurt nga Aleanca COVAX.

Ndryshe ky është kontingjenti i dytë i vaksinave që sjell Alenca COVAX në Kosovë. Më 28 mars të këtij viti kishin arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Ky kontingjent ishte në kuadër të 100.800 dozave të vaksinës së AstraZenecas që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vaksina e kompanisë britanike AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, thuhet se është 76 për qind efektive kundër sëmundjes COVID-19.

Javën e kaluar në Kosovë kishin arritur edhe 4 mijë e 680  doza të vaksinës Pfizer dhe BioNTech. Nga sasia e këtyre dozave deri dje është thënë se janë shpenzuar 3 mijë 500.

Unicef Vaksinat Kosove
Unicef Vaksinat Kosove

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb