Situata politike në Kosovë është komentuar sot në studion e lajmeve në News 24, ku ishte i ftuar analisti, Fatos Lubonja.

Sipas tij, situata është delicate, ndërsa vendimi do të merret nga Gjykata Kushtetuese. Pasi ajo të shprehet, tha analisti, palët politike duhet të heshtin.

Ai shtoi se në kushtet kur pritet edhe dialog me Serbinë, shqiptarët duhet të tregojnë urtësi dhe të mos i japin kuptim shprehjes: Shqiptarët nuk qeverisin dot!

“Jemi në situatën kur i është hedhur topi Gjykatës Kushtetuese. Ajo vendos nëse ka të drejtë Albini që qeverinë e krijon vetëm partia e parë që fiton dhe GJK duhet të thotë apo jo nëse do shkohet në zgjedhje, dhe opsioni i dytë është që partia e dytë mund të krijojë parti me forca të tjera kundër Kurtit. Precedenti ashtu sic e kujtoj unë ka qënë se është insistuar te e para, Albin Kurti e përdor këtë precedent tani, edhe pse në të shkuarën ka qënë kundër këtij opsioni. Gjykimi im është që duhet ta vendosë GJK. Kur vendos GJK palët duhet të heshtin. Se si do vendosë GJK situata është e vështirë, mund të vendoset edhe të shkohet në zgjedhje. Mendoj që kjo është një situatë delikate, të mendosh që është në tratativë edhe me Serbinë ky sherr mes shqiptarëve e bën më të vështirë, prandaj them që të mos i japin kuptim shprehjes që shqiptarët nuk qeverisin dot”,- u shpreh analisti.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb