TIRANE– Busti i poetit martir Havzi Nela, vepër e skulptorit kuksian Ilmi Hoxha, u vendos sot në gjimnazin që mban emrin e tij në qytetin e Kukësit. Në ceremoninë e përurimit të bustit të organizuar nga bashkia e Kukësit ishin të pranishëm deputetë, prefekti i qarkut Zenel Kuçana, familjarë, qytetarë, etj.

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i pranishëm në këtë ceremoni, thotë se “Vepra e tij duhet të mësohet në tekstet shkollore si pjese e veprave më të rëndësishme të shqiptarizmit”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Salianji ndalet edhe në situatën ku ndodhet sipas tij vendi.

35191400_1807317409290727_1921551222720954368_n
POSTIMI I PLOTE
“… te mos lexosh atë do të thotë të jesh shkelur nga shtypësi”

Sot për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë është një ditë e veçantë dhe e rëndësishme, sepse me vendosjen e bustit të disidentit Nela, shoqeria vendos edhe një gur në përmendoren historike që ende duhet ti ndërtohet Havzi Nelës.

Është nderuar me titullin “Martir i Kombit”, mundet që të ndërtohen përmendore të tjera në gur të tij, por më e rëndësishme është skalitja ne mendjet e te rinjve. Havzi Nela duhet skalitur në mendjet e brezit qe do ndertoje te ardhmen, e të rinjve.
Vepra e tij duhet të mësohet në tekstet shkollore si pjese e veprave më të rëndësishme të shqiptarizmit.
Në këto momente ku Shqipëria është jo në diktatin e një regjimi të shpallur por e një regjimi të nëndheshëm të pushtetit kriminal, nen diktaton e autokracisë së qeverisjes me propagandë ekranesh, ajo që Kadare thotë për Havzi Nelën buçet:
35114772_1807317482624053_2784147725690601472_n
“Havzi Nela eshte nje kembane qe ende bie për shoqërinë shqiptare. Te mos ta lexosh ate do te thote te jesh shkelur nga shtypesi.”

Ështe folur për qëndresën rezitencën e tij dhe të familjes së tij për të mos tradhëtuar besimet e tij, shumë pak është thënë që ai ishte një gjenial pikërisht sepse nuk kërkoi revolucion por reforma, kërkonte më cdo kusht ndryshimin dhe e dinte që vinte jo me revolucion.
Diku ai ka thënë; “….mendoj që Partia duhet së paku të lejojë lirinë e fesë pa le të vazhdojë socializmi…..”

Mënyra e tij drejt lirisë duke kërkuar ndryshim dhe hapje ishte gjenialitet.

Havzi Nela nuk ishte thjesht një poet, ai ishte disident, njeri me mendim të qartë dhe frazë të fuqishme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb