Vllaznia pret këtë të shtunë Laçin në “Loro Boriçi”, një rival që trajneri Josa e vlerëson shumë pavarësisht rezultateve të fundit. Tekniku kryeqytetas nuk dëshiron të shtoj presionin brenda skuadrës duke i kërkuar të mos shohin nga kreu, por t’i marrin ndeshjet me radhë. Josa foli edhe për Bekim Balaj, afrimin e tyre të bujshëm, duke konfirmuar se Balaj do të jetë pjesë e ekipit, por pa zbuluar nëse do të zbres në fushë:

“Unë nuk do të diskutoj momentet e mira, nesër kemi një ndeshje me Laçin, një skuadër që kohët e fundit është në rritje, pavarësisht humbjes me Tiranën apo në Kukës. Një skuadër që kërkon të shkojë më lart dhe që ka në përbërje futbollistë të mirë, ne duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen. Nuk mund të them që një skuadër po rritet pas dy tre javësh, ne jemi munduar të kemi këtë ritëm gjatë gjithë vitit, ka pasur oshilacione në skuadër, mund të themi që dy ndeshjet para mbylljes së vitit nuk na bënë mirë, e rregulluam pak në ndeshjen me Teutën dhe tani jemi futur në një periudhë të re, mungon entuziasti brenda për brenda dhe përqëndrimi për të bërë gjithcka në fushë.

https://www.youtube.com/watch?v=inSnUJXsf3o

Balaj do të jetë pjesë e grumbullimit, nuk e di nëse do të luaj do të shohim gjendjen e tij. Por di të them se është një plus i madh për ne, duhet të presim ta fusim në momentin e duhur që të mos i bëjmë dëm as atij as ekipit. Akoma se kam vendosur kush do të aktivizohet, por do të luhet në të njëjtën mënyrë si ndeshjet e tjera.

Nuk ka ende të rikuperuar pasi Boshnjaku, Latifi, Bulakoviç janë jashtë skuadre. Do të shohim se si do të rikuperohen këto mungesa që ne kemi. Skuadra është treguar shumë e impenjuar në fushën e lojës. Të gjithë flasin nga jashtë por ne e dimë se si duhet të jemi brenda kësaj familje të madhe siç është Vllaznia, ku fus lojtarët, stafin dhe tifozerinë. Duhet të fitohet me patjetër ndeshja. Unë nuk flas që ti afrohemi kreut, unë dua që skuadra të ketë entuziasëm dhe të japë rezultate të mira.

Futbollistët e mi duhet të jenë të fokusuar vetëm tek ndeshja dhe të mos shohin kreun sepse mund të vijnë momenti që të jemi më afër kreut dhe pastaj do të kemi probleme, duhet të shohim mënyrën tonë të lojës, impenjimin dhe të jemi të bashkuar. Pa entuziasëm nuk ka futboll lirshëm, nuk shprehesh si duhesh në fushën e lojës, ardhja e Bekimit ju ka ngritur entuziasmin.”, u shpreh Josa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: