Mosha luan një rol të rëndësishëm në praktikimin e sporteve dhe ndonëse për disa ka më pak ndikim sërish është e pashmangshme ajo kohë kur duhet të thuash lamtumirë.

Por kur flasim për jetgjatësinë në sport nuk mund të mos na vijë në mendje portieri i Juventus-it dhe Italisë, Gianluiggi Buffon. 40-vjeçari ndoshta luan sezonin e fundit si profesionist por në të gjithë këto vitet e fundit padiskutim që ka patur nevojë për nxitje dhe përkarahje.

Një tjetër sportist që ka sfiduar limitet e moshës është edhe tenisti Roger Federer. Së fundmi 36-vjeçari fitoi ‘grand slam-in’ e Australian Open dhe emocionoi këdo për këtë arritje, duke mos përfshirë veten që shpërtheu në lot.

Ashtu si edhe Buffon ai ka patur nevojë për mbështetje në këto vitet e fundit për të qëndruar në nivele të larta pasi mosha nuk e favorizon më. Në një inetrvistë për “Mediaset” Buffon ka zbuluar se ai dhe Federer janë shokë dhe motivojnë njëri-tjetrin jo rrallherë duke shkruar mesazhe.

Buffon u shpreh: “Ndonjëherë në i shkruajmë mesazhe njëri-tjetrit, psikoanalizojmë njëri-tjetrin.”

“Në një intervistë bukur 3 apo 4 vjet më parë atë e pyetën se cili ishte sekreti i jetëgjatësisë dhe ai u shpreh: ‘Unë inspirohem nga Buffon’. Është e qartë se ishte një deklaratë e bukur”.

Në një intervistë, fituesi i 20 ‘grand slam-eve’, deklaroi se karriera e pabesueshme e Buffon e inspiron atë për të vazhduar në një kohë që njerzit e pyesin se kur do të tërhiqet.

Federer u shpreh: “Më pëlqen të shoh dhe të dëgjoj që Buffon vijon ende duke luajtur për Juventus-in dhe kombëtaren italiane. Emocionohem kur më përmendi këto emra sepse i ndjek prej gati 20 vitesh.

Gjithmonë kam kërkuar të jem një atlet dhe lojtar i madh për një kohë të gjatë dhe kam qenë i aftë për të arritur këtë. Por të shoh këta djem t’a bëjnë këtë gjë para meje dhe të vazhdojnë akoma t’a bëjnë, tregon se unë nuk jam i vetmi.

Mendoj që është një inspirim i madh për mua. Sigurisht, është inspirim. Më ndihmon. Më motivon…”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb