Pamjet që shihni tregojnë të moshuar që janë transferuar prej kohësh në bodrumet e qytetit, për t’u mbrojtur nga bombardimet. Bëhet fjalë për qytetin e Severodonetsk.

Skynews ka publikuar fotot e Lydia Morozova, 79 vjeç, dhe vajzën e saj Alla Morozova, 54 vjeç, teksa strehohen në bodrumin e një ndërtese apartamentesh në Severodonetsk.

Gjatë fundjavës u raportua se qyteti është tani nën “pushtimin e plotë” të forcave ruse pas një beteje disajavore.
Shtëpitë e më shumë se 100,000 njerëzve në Severodonetsk janë shkatërruar pas granatimeve nga ofensiva ruse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: