Deputeti socialist, Petro Koçi, reagon pas denoncimeve të LSI për aferën e inceneratorëve, ku në skemë dilnin edhe të moshuar, që rezultonin me pasuri marramendëse, siç ishte rasti i çiftit 95 e 94 vjeç, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

Lidhur me këtë, deputeti Koçi shkruan në “Facebook” se nuk e di sa i vërtetë është rasti i këtij çifti, por sipas tij, këtë taktikë mund ta kenë përdorur gjerësisht shumë pelivanë të korruptuar.

Reagimi i deputetit Koçi:

Po degjoj kete historine e perdorimit te te moshuarve 90 vjecare ne aferat e evazionit fiskal te inceneratoreve.
Nuk di sa i vertete eshte ky rast. Por jam i sigurte qe kete taktike mund ta kene perdorur gjeresisht shume pelivane te korruptuar. Prandaj institucionet dhe gazetaria investigative duhet t’i hyjne me qilizem kesaj historie.
Dhe ne Fier thuhet qe ka biznese te korruptuarish qe parate e fituara ne detyra shteterore investohen nepermjet te afermish nganjehere ne moshe pleqerie.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb