Një dhurim i barazvlefshëm sa një pjatë me salçiçe, patate të skuqura dhe një birrë në një fundjavë normale kampionati përpara se të shkojnë në stadium për të parë Borusian e tyre. Kështu, një e dielë pushim për shkak të epidemisë së koronavirusit, ka bërë që tifozët verdhezinj të grumbullojnë 73.611 euro, të cilat kanë shkuar në ndihmë të bareve dhe restoranteve të qytetit, të mbyllura për shkak të emergjencës.

Gjithçka falë organizimit të një ditë ndeshjeje virtuale në internet. Në ueb-faqen e klubit, tifozët kanë gjetur një link ku shfaqej një faqe me 86 bare dhe restorante. Të gjithë mund të klikonin te lokali i tyre i preferuar dhe të dhuronin shumën që do të shpenzonin në ditën e ndeshjes.

Shumë nga këto restorante, pjesën më të madhe të të ardhurave e realizojnë pikërisht në ndeshjet shtëpiake të Dortmundit, kur mbi 80 mijë persona shkojnë në stadium. “Jemi entuziastë dhe sinqerisht shumë të prekur nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe kanë ndihmuar baret e tyre të preferuar duke paguar pak euro”, ka folur drejtori i marketingut të klubit, Karsten Kramer. Operacioni do të vijojë dhe në ditët e ardhshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb