Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë krizë. Në një komunikim me mediat Balla tha se Ilir Meta duhet të zgjidhë krizën mes tij dhe detyrës së presidentit, ndërsa nuk u tërhoq nga kërkesa e mazhorancën për shkarkimin e tij.

Ai theksoi se nëse Komisioni Hetimor provon se Meta ka shkelur Kushtetutën, do i drejtohet Kuvendi për votim, e më pas kalohet çështja në Gjykatën Kushtetuese.

“Në draftin e paraqitur nga deputetët, ka qenë një propozim për të vendosur rregullime ligjore edhe me fuqi prapavepruese, që në seancë plenare nuk janë miratuar. Nëse Presidenti me dëshirë dhe vullnet të plotë vendos të shkelë Kushtetutën, si përfaqësuesi direkt i sovranit dhe si republikë e qartë parlamentare, Kuvendi ka vlerësuar se në cdo rast asnjë prej autoriteteve, qoftë Presidenti, qoftë Kuvendi, nuk mund të pengojë ecjen përpara të procesin të zgjedhjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Ne nuk kemi një krizë me presidentin. Ka presidenti një krizë me Ilir Metën. Krizën e presidentin me Ilir Metën. Duhet ta zgjidhë presidenti me Ilir Metën. Ilir Meta duhet të ndajë përfundimisht nëse do të vazhdojë të jetë një nga liderët e opozitës apo të vijojë me president i Republikës. Ai është një institucion në hetim parlamentar, në një republikë parlamentare, sipas Kushtetues, për shkelje të rënda të Kushtetutës. Në rast se Komisioni Hetimor i gjen shkelje, bazuar në hetimin që po bën, në vijim të praktikës, dhe nëse Kuvendi voton me 94 vota shkarkimin, kjo procedurë kalon në Gjykatën Kushtetuese. Në aspektin e paanësisë, gjithë beteja e presidenti me përpjekje për të mbrojtur Kushtetutës, është se po sulmon gjyqtarin e çështjes. Hallet e shqiptarëve janë tërësisht të ndryshme nga halli i Metës.”, tha Balla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: