Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka dhënë sot një deklaratë nga selia e PL.

Ai ka kërkuar që të ndalen pagesat për inceneratorët të cilët nuk ekzistojnë.

Braimllari u shpreh se pas zgjedhjeve të 14 majit, me fitimin e vendeve në këshillat bashkiakë, opozita dhe qytetarët kanë zërin e saj.

“Së bashku me ta do të udhëheqim një front të ri, atë të transparencës dhe llogaridhënies”, tha ai.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!

Të nderuar qytetarë jemi në këtë komunikim për të sjellë në vëmendje keqqeverisjen e Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj.

Gjatë këtyre viteve Bashkia e Tiranës u shndërrua në një bunker me mungesë të transparencës dhe llogaridhënies.

Bashkia e Tiranës në këto 4 vite, pa opozitën në këshillin bashkiak rriti papërgjegjshmërinë, arrogancën dhe thelloi korrupsionin në këtë institucion.

Bashkia Tiranë është sot simboli i një institucioni të korruptuar, abuzues me taksat e qytetarëve duke mospërmbushur detyrimet e saj për qytetin.

Ne si Partia e Lirisë, kemi bërë denoncime të shumta për  mosfunksionimin e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve por në shërbim të interesit personal të Erion Veliaj dhe shpurës së tij.

Çështje shumë të rëndësishme presin transparencë dhe zgjidhje nga qytetarët.

  1. Cështja e inceneratorëve, ku Erion Veliaj përfshihet drejtëpërdrejt në korrupsion dhe abuzim me detyrën duke marrë kompentencat e këshillit bashkiak.

Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës vazhdon të kryejë çdo ditë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Dhe është detyra e këshillit të ri bashkiak ta verifikojë në terren.

  1. Infrastruktura e qytetit e cila megjithë asfaltin elektoral të Erion Veliaj para 14 majit në shumicën e zonave të qytetit lë për të dëshiruar.
  2. Uji i pijshëm një premtim që në mandatin e parë të Erion Veliaj për furnizim 24 orë, ende sot nuk është realizuar megjithë rritjen e stratosferike të çmimit të këtij shërbimi.
  3. Taksat e larta të cilat janë kthyer në barrë për familjarët, për bizneset e vogla duke i çuar drejt falimentimit. Rritja e këtyre taksave në këto 4 vite është bërë pa asnjë konsultë me qytetarët dhe bizneset dhe në mungesë totale transparence.
  4. Transparencë për politikat sociale për strehimin të Bashkisë së Tiranës. Të ardhurat që bashkia mbledh nga taksa e ndërtimit nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë në respekt të ligjit, për familjet dhe çiftet e reja në Tiranë që t’i ndihmojë ato për të pasur një banesë.

Detyra jonë tanimë është e qartë, të kthejmë tranparencën, llogaridhënien në komisione dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak së bashku me qytetarët e Tiranës. Do verifikojmë çdo shërbim dhe do jemi prezent kudo në çdo njësi të qytetit për të denoncuar çdo papërgjeshmëri dhe korrupsion dhe duke propozuar inciativa që do përmirësojnë jetën e banorëve.

Sistemi monist i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës tashmë ka rënë.

Opozita ka zërin e saj, qytetarët kanë zërin e tyre dhe së bashku me ta do të udhëheqim një front të ri, atë të transparencës dhe llogaridhënies.

Faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: