ÇEKI

Republika Çeke ka hedhur në tryezë tezën për të mbyllur kufijtë për 1 vit. Sipas Presidentit Miloš Zeman pas verës mund të ketë një valë të dytë të COVID-19 në Çeki për shkak se turistët çekë do të udhëtojnë në vende  të tjera dhe do e sjellin brenda vendit.

Ai thotë se nuk dihet nëse do ketë valë tjetër prandaj që kufijtë të mbyllen dhe pushimet të kalohen brenda vendit.

Prej 16 marsit Çekia ka mbyllur kufijtë dhe qytetarët udhëtojnë jashtë vendit vetëm për raste urgjente. Vendi numëron 6 mijë e 787 raste nga të cilat 188 viktima dhe 1 mijë e 311 të shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb