Forcat e Armatosura të SHBA-së duhet të ndalojnë së provokuari Kinën në Detin Jugor, përndryshe do të mbajnë përgjegjësi për çdo incident të mundshëm, ka paralajmëruar sot zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei.

Komenti ishte përgjigja e Pekinit ndaj një anijeje të marinës amerikane që dyshohet se lundroi pranë ishujve Paracel të kontrolluar nga Kina në Detin e Kinës Jugore.

“Ne kërkojmë rreptësisht që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë menjëherë provokimet e tilla, përndryshe do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjitha pasojat e rënda të shkaktimit të një incidenti të mundshëm”, deklaroi Ministria Kineze e Mbrojtjes.

“Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare dhe do të mbrojë me vendosmëri paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore,” siguroi Tan.

Kina pretendoi se luftanija amerikane e bëri këtë pa lejen e qeverisë kineze dhe kishte shkelur sovranitetin e Kinës. Flota e 7-të e SHBA-së u përgjigj duke thënë në një njoftim për shtyp se anija amerikane kishte vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ndërsa kryente një operacion lundrimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: