Janë sekuestruar rreth 21 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se operacioni i policisë greke është zhvilluar në shpatet e një rruge periferike në Pogon të Janinës.

Po ashtu, janë gjetur të braktisura 2 çanta, brenda së cilës ndodheshin 5 pako marijuanë, me peshë të përgjithshme 20 kg e 800 gramë. Policia ndërkohë po vijon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb