Jack Yufe, një burrë 82-vjeçar, i cili ndërroi jetë të hënën, ka një histori gati të pabesueshme. I lindur në Trinidad si një binjak identik, Yufe dhe vëllai i tij janë në ndarë kur ishin vetëm 6-muaj kur prindërit e tyre u divorcuan.

Vëllai binjak, Oskar Stohr, shkoi me nënën e tij në Gjermani ku u bë anëtar krenar i Rinisë Hitleriane. Sakaq, Yufe në anën tjetër qëndroi në Trinidad ku u rrit nga hebrenjtë. Ai më vonë madje shërbeu në marinën izraelite. Pavarësisht se ishin edukuar në pole ekstreme të kundërta, binjakët qëndruan në kontakt përmes letrave dhe fotografive dhe u ribashkuan në vitin 1954, kur ata ishin 21-vjeç.

Mrekullisht vëllezërit ishin të ngjashëm në çdo mënyrë, madje duke u paraqitur në takimin e tyre të parë me mjekër të ngjashme, xhaketa të bardha sportive dhe syze të ngjashme. Pavarësisht se kishin shumë të përbashkëta binjakët nuk ia kalonin mirë së bashku. Ata nuk e panë njëri-tjetri për 25 vite.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: