TIRANË

Edhe pse kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s, Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen e jashtëzakonshme për pasojat që la pas tërmetit 26 nëntorit, prej të cilit dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.


Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, tha se ndryshe nga Durrësi, ndërtuesit në Tiranë nuk i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të ndërhyrë në ndërtesat që kanë pësuar dëme nga tërmeti shkatërrimtar. Ai tha se qytetarët i janë ankuar se ka pallate në Tiranë, ku në garazhet e tyre janë sharruar kolona për të krijuar hapësira për parkimin e mjeteve.


“Çdo të bëhet me shtesat me leje apo pa leje mbi pallatet para viteve 1990? Për mendimin tim aq sa kam parë, ata që janë bërë me leje sipas ekspertëve rrezikojnë strukturën e pallatit që sot është në rregull, por rrezikon më tutje, ata zyrtarë që kanë këto gjëra duhet të mbajnë përgjegjësi. Atje ku janë pa leje po prapë të mbajnë ata që i kanë bërë. Duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me shtesat mbi lejet e ndërtimit që rrezikojnë pallatet. Gjatë fazës së kontrollit duhet të kemi parasysh edhe këtë fakt. Mua më duket sporadike paraqitja e aq ndërtuesve, ndërsa në Durrës janë paraqitur aq sa thatë ju, në Tiranë nuk është paraqitur asnjë. Askush nga ndërtuesit nuk kanë marrë përgjegjësi. Procesi në Tiranë duhet të vihet nën  kontroll dhe të mos lejohen  qytetarët të kryejnë punime që nuk janë të certifikuara. Këtu në Tiranë unë kam marrë një seri shqetësimesh, shqetësime me atë që nuk duken, kryesisht me garazhe, ku janë sharruar kolona. Janë raste sporadike, por ne duhet t’u përgjigjemi  së bashku me ata që janë përgjegjës, pra me ndërtuesit. Nuk kanë përmasën e Durrësit as në sasi, por as në përmasën e dëmit. Duhet t’u japim garanci njerëzve”-tha ai.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: