Sekretari i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar një takim me qytetarët në Berat.

Bardhi shkruan se pas takimit me qytetarët të këtij qarku, ka zbuluar se Berati vuan nga papunësia e gjendja e mjeruar. Ai shton se qytetarët në Berat e në mbarë Shqipëria kanë nevojë për një qeverisje të ndershme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Sekretarit të PD Gazmend Bardhi:

Në takimin me demokratët e Beratit mësova se Berati është një nga 5 qarqet me papunësinë më të lartë në vend. Të rinjtë janë më të prekurit e kësaj gjendjeje të mjerueshme që duhet të ndryshojë duke ndalur largimin e tyre nga vendi.

Mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënese me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës.

Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre.

Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb