TIRANË

Petrela është një vend turistik në Tiranë, jo vetëm për pozicionin gjeografik shumë tërheqës, por edhe për vlerat historike. Fundjavat në kalanë e Petrelës janë kthyer në rituale të veçanta. Një nga format më simpatike deri tani është ngjitja e kalasë me biçikletë. Një grup vajzash me natyrë shumë sportive kanë itineraret e tyre të preferuara.

Pasi organizohen përmes rrjeteve sociale, ato kësaj radhe janë ftuar në një sfidë nga moderatorja e emisionit “Vila 24” në “News24”, Androniki Kolka. Nisen nga qendra me biçikleta. Në finish, dukeshin energjike, vetëm pak të lodhura, pasi shumica e kishin për herë të parë.

Niki pjesën tjetër të rrugës e përfundoi me makinën e televizionit. Ngjitja nuk është shumë e lehtë nëse nuk ushtrohesh rregullisht. Vajzat tregojnë lehtësinë e prakticitetitin e jetës së përditshme që të ofron biçikleta.

Ato bëjnë një ndalesë tek baret aty pranë, ashtu siç thotë edhe njëra prej tyre, Julinda, edhe për të ndihmuar ekonominë lokale. Për të bërë rrugë të gjatë, jashtë qendrave të banuara kërkohet një përgatitje, pasi ka trafik makinash dhe kjo kërkon një kontroll maksimal. Në fund ato këshillojnë lëvizjen me biçikletë, pasi është e shëndetshme, por edhe ekonomike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb