Kreu i Partisë Demokratike, duke reaguar për denoncimin e bërë një ditë më parë nga Partia e Lirisë për inceneratorin e Tiranës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër qeverisë.

Sali Berisha tha se ka besim se ftesës së opozitës qytetarët do t’i përgjigjen me vendosmëri.

“Ja sesi Sharra është minierë floriri i Ramës dhe Veliajt. Investigimi i djeshëm faktonte se plehrat jo vetëm që nuk seleksionoheshin, ndonëse se një magazinë seleksionimi ekzistonte, ato groposeshin, siç groposeshin 20 vite më parë.

Nëse kosotoja për seleksionimin për të cilin zotohej Rama në parlament se po ndodh.

54 mln euro kanë vjedhur. Pra të gjitha plehrat bashkohen dhe groposen si 20 vite më parë. Është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme. Skapi i partisë është mbuluar nga djegësit. Faktet e paraqitura dje faktonin se Rama ka mashtruar në çdo fjalë, por e vërteta është që çdo i ashtëquajtur OPGJ, BKH, apo skapist, mjafton të shkonte në Sharrë dhe të konstatonte si Rama dhe Veliaj presin çdo ditë para në kontot e tyre.

Të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale që mbulohet sot nga ajo drejtësi e cila është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtorë të rrezikshme, në vjedhje dhe krim të qeverisë. Kam besim të madh se ftesës së opozitës qytetarët do t’i përgjigjen me vendosmëri. Shqipëria na fton t’i dalim zot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb